Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi dhe se kishin kultivuar 43 bimë kanabis në një banesë në Ascot Park.
Aktori është shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshortja e tij është liruar me kusht. Klngëtari Bradh Idrizi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje dhe është ‘hakmarrë’ ndaj kritikave të aktorit ndaj tij.
“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet.
U ngutë me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij.