-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Rusi–Ukrainë, nis shkëmbimi i të burgosurve

Kryesoret

Rusia dhe Ukraina kanë filluar shkëmbimin e 270 të burgosurve dhe 120 civilëve, si dhe pritet që ky proces të zgjasë për disa ditë. Shkëmbimi i të burgosurve është i vetmi hap konkret drejt paqes që të dyja palët ranë dakord në bisedimet e tyre në Stamboll.

Presidenti amerikan Donald Trump me anë të një postimi në Truth Social përgëzoi të dyja vendet.

“Një shkëmbim i madh të burgosurish sapo përfundoi midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti. Urime të dyja palëve për këtë negociatë. Kjo mund të çojë në diçka të madhe???”, shkruan Trump.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky deklaroi se faza e parë e një shkëmbimi të tillë ka përfunduar.

Po i sjellim njerëzit tanë në shtëpi. Janë 390 persona. Të shtunën dhe të dielën presim që shkëmbimi të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike për t’i bërë të mundur hapa të tillë”, tha Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit