Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës.
Në një episod, ku protagonist është i shumëkërkuari Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, ai trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali, pas porosisë që i bën Adi Çoba.
Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.
Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli përgëzon furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha…”.