Ditën e sotme u paraqit para Gjykatës së Posaçme, avokati Armand tragaj i cili u arrestua nga megaoperacioni në Itali-Shqipëri. Nga operacioni Ura u dhanë 52 masa sigurie ku ndër to ishte edhe avokati, i cili ka qenë edhe ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.
Avokati ka thënë në gjykatë se vijimi i masës së sigurisë do të rëndonte situatën e tij familjare. Ai ka shprehur se e ka babain të sëmurë dhe duhet që të jetë pranë familjes së tij.
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të smurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijën e vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë avokati Tragaj para GJKKO-së.