Gjermania po shqyrton mundësinë e rikthimit të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, nëse nuk arrin të sigurojë një numër të mjaftueshëm ushtarësh vullnetarë në forcat e armatosura. Kjo nismë mund të hyjë në fuqi që nga viti i ardhshëm, njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022, Gjermania synon të forcojë ushtrinë e saj, e cila aktualisht ka nevojë për rreth 100,000 ushtarë shtesë për të përmbushur detyrimet ndaj NATO-s.
Shërbimi ushtarak i detyrueshëm u hoq në vitin 2011, me synimin për të profesionalizuar Bundeswehr-in, por situata e sigurisë dhe mungesa e vullnetarëve po detyron autoritetet të rishikojnë këtë vendim.
/5pyetjet.al