-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salmonela në kopshtin e Gramshit, Drejtoresha e Spitalit: Situata nën kontroll pas dezinfektimit

Kryesoret

Në Gramsh po vazhdon shqetësimi për rastet e helmimit të fëmijëve në një kopsht shtetëror, ku dyshohet se ushqimi i kontaminuar me salmonelë ka shkaktuar probleme shëndetësore. Ndërsa autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën, në Spitalin e Gramshit janë trajtuar disa fëmijë me simptoma të ndryshme, ndërsa janë ndërmarrë masa për dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena, u shpreh:

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë.
Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele.
U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit