-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Leo XIV shpallet zyrtarisht Peshkop i Romës: Sot jam romak, me ju dhe për ju

Kryesoret

Në një ceremoni solemne të zhvilluar të dielën në Romë, Papa Leo XIV përfundoi procesin simbolik të marrjes në zotërim të dy prej bazilikave më të shenjta të qytetit, duke u shpallur zyrtarisht si peshkop i Romës. I pari papë me origjinë amerikane, Leo XIV ka nisur kështu me ritin tradicional që e lidh me selinë e tij shpirtërore në zemër të Kishës Katolike.

Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran dhe atë të Shën Marisë së Madhe, ndërsa më herët gjatë javës Papa kishte vizituar edhe Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve – tre prej katër bazilikave papnore më të rëndësishme të botës katolike, krahas Shën Pjetrit në Vatikan.

Në prani të kryetarit të bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, i cili e mirëpriti me nderime në Campidoglio, Papa Leo theksoi lidhjen e tij të re me qytetin. Ai rikujtoi fjalët e Shën Augustinit: “Me ju jam i krishterë, për ju jam peshkop” – duke shtuar me theks të veçantë: “Sot, me titull të veçantë, mund të them: për ju dhe me ju jam romak.”

Ky akt formal vjen në prag të Vitit të Shenjtë 2025, një ngjarje e rrallë që ndodh çdo 25 vjet dhe pritet të sjellë në Romë mbi 30 milionë pelegrinë nga mbarë bota. Papa Leo shprehu ndjesinë e thellë të përgjegjësisë për të udhëhequr jo vetëm kishën, por edhe qytetin e përjetshëm, gjatë kësaj periudhe të rëndësishme shpirtërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit