Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të njohur të komunitetit shqiptar në Filadelfia.
Në këtë seri takimesh, Kreu i Shtetit u takua me neurokirurgun dhe Konsullin Nderi të Shqipërisë në Filadelfia, Genti Toshkezin, të cilin e përgëzoi për arritjet e tij profesionale dhe rolin e tij si model për komunitetin shqiptar.
Presidenti pati gjithashtu biseda me matematicienen Doris Dobin dhe biologen Vera Muçaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve shqiptarë në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor.
Një takim i veçantë u zhvillua edhe me shkrimtarin Gaqo Bushaka, përfaqësues të rëndësishëm të kulturës shqiptare në diasporë, ku u diskutua mbi forcimin e lidhjeve kulturore dhe identitare.
Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të Presidentit Begaj për të thelluar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të nxitë kontributin e saj në zhvillimin kombëtar.
Presidenti ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që mbahet në Dejton.