-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Real Madrid konfirmon zëvendësuesin e Carlo Ancelotti

Kryesoret

Xabi Alonso është zyrtarisht trajner i Real Madrid. Klubi spanjoll me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se ish-trajneri i Bayer Leverkusen do të zërë vendin e Carlo Ancelotti.

“Real Madrid njofton se Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028. Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madrid dhe të futbollit botëror. Ai e mbrojti fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle. Xabi Alonso është gjithashtu një legjendë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin fitoi 1 Kupë Bote (2010) dhe 2 Kampionate Evropiane (2008 dhe 2012), në 113 ndeshje ndërkombëtare. Xabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit, duke drejtuar ekipin U14 A gjatë sezonit 2018-2019, ku fitoi Ligën dhe Turneun e Kampioneve. Tani ai kthehet te Real Madrid si një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi bëri histori te Bajer Leverkusen, ku fitoi Ligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë në tre sezone”, lexohet në njoftimin e Real Madrid.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit