-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Simone Inzagi trajneri i ri i Al Hilal në Arabinë Saudite

Kryesoret

Trajneri italian Simone Inzagi do të jetë i ardhshmi drejtues i skuadrës së Al Hilal, pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, që e largon 49-vjeçarin nga Interi.

Sipas mediave saudite, Inzagi ka pranuar ofertën e bujshme financiare, që parashikon një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, pa u ndikuar nga fakti që Interi luan finalen e Champions League më 31 maj.

Kontrata e re e trajnerit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, dhe ai do të marrë drejtimin e Al Hilal menjëherë, pasi ekipi i tij i ri do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve.

Kjo lëvizje vjen edhe pse Inzagi kishte një vit të mbetur kontratë me Interin, ku ndeshja e lamtumirës pritet të jetë finalja e Champions-it kundër PSG-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit