Kreu i bandës shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, Dritan Gjika është arrestuar në Dubai. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme e Ekuadorit, e cila me anë të një postimi në X thotë se arrestimi i Gjikës u bë sot gjatë një operacioni ndërkombëtar.
Dritan Gjika udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).
¡ !
, í Á
Este 26 de mayo de 2025, en una… pic.twitter.com/NxSaWrbwLF
— Ministerio del Interior Ecuador (@MinInteriorEc) May 26, 2025