Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz ka konirmuar se po u vijnë në ndihmë Ukrainës me armatime në mënyrë konkrete.
Sipas The Guardian, kancelari Merz është shprehur me fjalët: “Nuk ka më asnjë kufizim për distancën e armëve që i dërgohen Ukrainës, as nga Britania e Madhe, as nga Franca, as nga ne. Nuk ka asnjë kufizim edhe nga SHBA-ja.”
Merz shtoi: “Kjo do të thotë që Ukraina tani mund të mbrohet, për shembull, duke sulmuar pozicionet ushtarake në territorin e Rusisë. Kohët e fundit Ukraina nuk mund ta bënte këtë, dhe përveç disa rasteve të rralla, nuk e kishte bërë asnjëherë.”