Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar moskonstituimin e Kuvendit si një pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës. Ai tha se bllokimi po bëhet përmes refuzimit të votimit të fshehtë, duke penguar kështu krijimin e kuorumit.
Kurti theksoi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk është aspak në diskutim dhe se opozita është përgjegjëse për këtë situatë.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin,” deklaroi Kurti pas fillimit të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë.”
/5pyetjet.al