Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë kontratën për impiantin e mbetjeve shtazore.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike në Kosovë, Naim Ismajli tha se kompania përfituese është regjistruar vetëm 5 ditë pas shpalljes dhe nuk përmbushë asnjë nga kriteret ligjore për përvojën teknike dhe financiare.
Gjithashtu Ismajli tha se pronari i kompanisë është ë i lidhur me tri kompani të tjera pa ndonjë përvojë në fushën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.
Ai kërkon nga organet kompetente hetimin e ministrit Peci dhe zyrtarëve të AUV-it për përfshirje në keqpërdorim detyre dhe shpërdorim të pasurisë publike, si dhe shfuqizimin e menjëhershëm të kontratës dhe kthimin e pronës publike nën administrim të ligjshëm.