-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi rus, Frederiksen: Ditën Putin flet për negociata, natën bombardon

Kryesoret

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka reaguar ndaj sulmeve të fundit në Ukrainë.
Frederiksen tha se sulmet e fundit në Ukrainë gjatë fundjavës kanë treguar se Moska nuk është e interesuar për paqen.

Ajo u tha gazetarëve gjatë një takimi të liderëve nordikë në Finlandë që “Gjatë ditës Putin flet për negociatat, pastaj bombardon Ukrainën gjatë natës”.

Frederiksen tha se liderët nordikë ranë dakord që vendet e tyre do ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të ishte e nevojshme.

Në lidhje me Lindjen e Mesme, ajo tha se duhet të ushtrojnë presion mbi Izraelin, pasi sipas saj është e papranueshme që ndihma humanitare nuk lejohet të futen në Rripin e Gazës. Frederiksen shtoi se tani nuk është koha e duhur për të njohur Palestinën si shtet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit