-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Ilir Metës: Çështja e montuar, u arrestua për shkak të zgjedhjeve

Kryesoret

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës në një deklaratë për mediat foli në lidhje me arrestimin dhe akuzën ndaj Metës. Avokati tha se Meta dyshohet për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Cakrani deklaroi se Meta u arrestua për shkak të zgjedhjeve dhe audiencës që ai ka.

“Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është marrë në pyetje. Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen. Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit. Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Janë persona të tjerë që mbajnë përgjegjësi për lobimet, emrat do dalin, kjo çështje nuk përfundon këtu, do thirren ato persona që ka ngritur kartonët edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës. Nuk pati veprim nga Policia që të verifikonin këta banditë që rrethuan rrugën dhe e arrestuan në atë mënyrë. Nuk ka asnjë hetim. Meta është regjistruar si person hetim më 10 qershor, dhe është arrestuar më 21 tetor, plot 5 muaj më pas. Pse duhet arrestuar Meta, se u lirua Berisha dhe u arrestua Meta. Të dy jashtë nuk mund të rrinin jashtë për zgjedhje”, tha avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit