Këtë vit i nxehti ekstrem ka ardhur herët në gadishullin iberik. Jugu i Spanjës pritet të përballet me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius në fund të majit.
Agjencia meteoroligjike e Spanjës, Aemet tha se kjo valë të nxehti është e zakonshme në muajt e mëvonshëm të verës.
Në disa pjesë jugore të gadishullit temperaturat maksimale mund të shkojnë mbi 40 gradë Celsius dhe vlerat minimale nuk do të bien nën 20 gradë.
Dy ditët më të nxehta pritet të jenë e enjtja dhe e premtja dhe vala e të nxehtit parashikohet të zgjasë të paktën deri të shtunën kur paqëndrueshmëria atmosferike mund të sjellë re, re pluhuri dhe rënie të temperaturës.