Mbreti Charles ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në hapjen e parlamentit në Kanada, në të cilin ai kërkoi të përcaktonte vendin e tij në një botë të pasigurt dhe marrëdhënien e tij me SHBA-në.
Fjalimi në Otavë përcaktoi prioritetet për kryeministrin e ri Mark Carney, liberalët e të cilit fituan zgjedhjet e përgjithshme të vendit në prill – një fushatë që u dominua nga kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump ndaj pavarësisë së Kanadasë.
Mbreti, i cili është kreu i shtetit të Kanadasë, tha se marrëdhëniet me partnerët, përfshirë SHBA-në, po ndryshonin dhe theksoi sovranitetin e të dy kombeve.
Mbreti Charles ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në hapjen e parlamentit në Kanada, në të cilin ai kërkoi të përcaktonte vendin e tij në një botë të pasigurt dhe marrëdhënien e tij me SHBA-në.
Ai shprehu admirimin e tij për identitetin unik të Kanadasë” dhe tha se është “një vend i guximshëm, ambicioz dhe inovativ.