Historiani i njohur Paskal Milo shprehu dhimbjen dhe keqardhjen e tij pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili u largua papritur në moshën 58-vjeçare. Në homazhet përkujtimore, Milo theksoi humbjen e madhe që pësoi Shqipëria nga ikja e një figure me ndikim dhe talent të veçantë.
Ai u shpreh se:
“Për fat të keq njerëz të tillë të përkushtuar dhe kaq të talentuar kanë fatin e keq që jeta u ndërpritet në mes në mënyrën më brutale të mundshme duke mos i lejuar që të gëzojnë jetën e tyre, që familjet e tyre të mos i kenë pranë dhe që të gjithë ne të tjerët të humbasim një koleg të nderuar dhe respektuar dhe Shqipëria të humbasë një vlerë shumë dimensionale. Për këtë shprehim keqardhjen dhe themi frazën tradicionale i qoftë dheu i lehtë.”