-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastroi paratë e grupit të Çopjave, arrestohet në Dubai

Kryesoret

Në Dubai është arrestuar Armis Stafa, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash, nëpërmjet skemës së shitblerjes së automjeteve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin  e tij në Shqipëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit