Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të gjithë të panduhurit në çështjen Sterlizimi, përvec ish ministrit Ilir Beqaj. Ish ministri Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme.
Ndërsa Klodian Rrepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar.
Ish ministri Beqaj është larguar nga salla e gjyqit pa përfunduar seanca. Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 11 qershor në orën 10:00 pretenca për 8 të pandehurit me përjashtim të Beqajt.
‘Nuk mund të mbrohem kështu’- Revolta e Beqjat nga ‘kafazi’ për ‘Sterilizimin’