Shtëpia e Bardhë ka falënderuar miliarderin Elon Musk për kontributin e tij në përpjekjet për të ulur shpenzimet publike në administratën e presidentit Donald Trump.
Elon Musk pas katër muajsh angazhim si zyrtar i posaçëm qeveritar njoftoi se ka përfunduar misionin e tij.
“E falënderojmë për punën e bërë dhe për prezantimin e nismës DOGE (Efikasiteti i Qeverisë). Përpjekjet për të reduktuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet do të vazhdojnë,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.
“Ndërsa periudha ime si zyrtar i posaçëm qeveritar po përfundon, dua të falënderoj presidentin Trump për mundësinë për të reduktuar shpenzimet e panevojshme. Misioni DOGE do të forcohet në të ardhmen dhe do të bëhet mënyrë jetese në administratë.”, shkroi Musk në platformën e tij sociale.