-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I akuzuar për korrupsion aktiv, GJKKO zbut dënimin për Nikol Nikën

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka zbutur dënimin për Nikol Nikën, i cili akuzohet për korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Në njoftim thuhet se është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë të pandehurit Nikol Nika për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë.

NJOFTIMI

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Nikolin Nika, datë 05.05.2025, akuzuar për kryerjen e veprës penale të
    “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i K.Penal”.

  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 39, datë 29.05.2025 vendosi:

  3. Miratimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë për të pandehurin Nikolin Nika, në kuadër të procedimit penal nr. 131 të vitit 2024, më datë 05.05.2025, nënshkruar nga prokurori i çështjes Elvin Gokaj, i pandehuri Nikolin Nika dhe mbrojtësi i tij av. A.S.

  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Nika, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit
    burgim.

  5. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe
    prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë. Afati i provës fillon nga e nesermja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

  6. Në bazë të nenit 60 pika “9” të Kodit Penal urdhërohet i pandehuri të mos shoqërohet me persona të dënuar.

  7. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 6 000 (gjashtë mijë lekë) dhe ato gjyqësore, do të paguhen nga i pandehuri Nikolin Nika.

  8. Në referim të nenit 406/f, pika 1, të K.Pr.Penale, kundër vendimit nuk lejohet
    ankim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit