Ditën e sotme është arrestuar Lorenco Talhellari i cili së bashku me babin e tij të cilët akuzohen për “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Arjan Talhellari u arrestua me 28 maj, ndërsa sot djali i tij. Në fund të prillit, Lorenco Talhellari është konfliktuar me një person tjetër Lendi Palaj, ku shkak ishet sherri për bastet sportive.
Në ndihmë të djalit ka shkaur babai i Lorencos, Arjani i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpions”. Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë atij i kanë rënë plumbat në tokë.
Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe dy fishekë.