-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës

Kryesoret

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë. Dyshohet se lënda shpërthyese është vendosur pranë një gjeneratori në rrethimin e jashtëm të burgut, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që është ndjerë deri në një distancë prej rreth 5 kilometrash.

Sipas burimeve nga hetimi paraprak, eksplozivi ishte artizanal dhe i përgatitur me nitrat. Pas sinjalizimit në sallën operative të Policisë së Tiranës, drejt vendngjarjes u nisën forca shtesë nga kryeqyteti, të cilat konfirmuan se fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në perimetrin e jashtëm të burgut, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit