-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministrja Meloni dënon mesazhin e urrejtjes ndaj vajzës së saj

Kryesoret

Një stuhi reagimesh ka shpërthyer në Itali pas publikimit të një mesazhi tronditës në rrjetet sociale, ku një përdorues i Instagram-it – i identifikuar si punonjës në Ministrinë e Arsimit dhe Meritës – i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, një fat të ngjashëm me atë të Martina Carbonaro, vajza nga Afragola që u vra nga i fejuari i saj.

Mesazhi, që u bë publik nga partia Fratelli d’Italia përmes rrjetit social X, u cilësua si një akt “horror” dhe “shprehje e papranueshme e urrejtjes politike që po kalon çdo kufi njerëzor dhe institucional”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi menjëherë, duke theksuar se kjo nuk është thjesht një çështje politike:

“Kjo nuk është përballje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët që tregon një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, ku gjithçka duket e lejueshme, madje edhe të urosh vdekjen e një fëmije për të goditur një prind. Politika duhet të dijë të bashkohet për të refuzuar këtë klimë të dhunshme. Ekzistojnë kufij që nuk duhen kaluar kurrë,” shkroi ajo.

Motra e kryeministres dhe njëherësh zyrtare në Fratelli d’Italia, Arianna Meloni, reagoi gjithashtu:

“Deri kur duhet të durojmë? Deri ku duhet të shkojmë? Përballë kësaj barbarie të neveritshme, ndjejmë gjithë zemërimin e mundshëm. Dënimi duhet të jetë unanim dhe i fuqishëm. Giorgia-s dhe Ginevra-s, përqafimi im më i ngrohtë dhe mbrojtës.”

Ky incident ka hapur debat të gjerë në Itali mbi gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale dhe kufijtë e etikës në përplasjet politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit