Policia e qarkut Shkodër ka intensifikuar aksionet në kuadër të operacionit “Koordinata”, duke zbuluar dhe asgjësuar 1233 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis në njësitë administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel.
Janë sekuestruar 777 fidanë dhe 456 bimë në proces kultivimi, si dhe 74 bimë të tjera në zonën e Shkrelit, Malësi e Madhe.
Për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi janë proceduar penalisht në gjendje të lirë një Specialist Pyjesh dhe një Roje Mjedisore, konkretisht A. M dhe L. A, të cilët dyshohet se kanë neglizhuar detyrimet e tyre ligjore.
Operacioni “Koordinata” vijon për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit.