Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në zonat malore deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në zonat Qëndrore dhe Jugore.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.