-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seancë publike e Komisionit të Ankimimeve për ankesat zgjedhore në tre qarqe, 2 qershor

Kryesoret

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë ditën e hënë, më 2 qershor 2025, një seancë publike ku do të shqyrtohen tre kërkesa ankimore lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj. Ankesat i janë dorëzuar Komisionit nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe përfshijnë qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

Në orën 13:00 do të shqyrtohet kërkesa nr. 44, datë 27 maj 2025, e dorëzuar nga koalicioni opozitar, që kundërshton Vendimin nr. 1312 të KSHZ-së, i cili miraton tabelën përmbledhëse të rezultateve të votimit për Qarkun e Shkodrës. Ankesë kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

Në orën 15:00 do të shqyrtohet kërkesa nr. 37, datë 23 maj 2025, që kundërshton Vendimin nr. 1309 të KSHZ-së mbi rezultatet në Qarkun Kukës. Kjo ankesë gjithashtu kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe riorganizimin e tyre në këtë zonë zgjedhore.

Në orën 16:00 do të shqyrtohet kërkesa nr. 46, datë 28 maj 2025, për Qarkun e Lezhës, ku opozita kundërshton Vendimin nr. 1313 të KSHZ-së dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në këtë rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit