Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një votimi të fshehtë, Baerbock 44-vjeçare, ka siguruar 167 vota, 14 anëtarë kanë abstenuar. Ndërsa shtatë të tjerë kanë votuar për kandidaten tjetër.
Në fjalimin e saj, Baerbock ka thënë se dëshiron të udhëheqë këtë institucion si “ndërmjetëse e sinqertë dhe unifikuese”.
“Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për secilin”, ka thënë ajo.
Baerbock pritet të inaugurohet më 9 shtator, pak para nisjes së seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.