Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish kreut të ARSHH, Ervis Berberit dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begajt. Ata janë lënë përsëri në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Berberi mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars 2024, si dhe u arrestuan edhe Valetr Begaj dhe Ervis Lami.
Nga hetimet rezultuan se Ervis Berberi gjatë kohës ë ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin, kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit.