Profesori italian, Stefano Andeo, i cili kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Giorgia Meloni u përpoq të vetëvritej.
Sipas medias vendase, ai piu një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
65-vjeçari profesori i gjuhës gjermane që punonte në një shkollë të mesme në provincën e Napolit, u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas. Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq.
Para aktit ai kishte shkruar një letër ku kërkonte të takohej me kryeministren Meloni, për t’i kërkuar falje personalisht.
“I kërkoj asaj, nëse është e mundur, të më takojë që ta them duke e parë në sy”, shkruan ai.