Nga sot forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë Komandën e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes. Në ceremoninë e sotme mori pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, e ngarkuar me Punë të SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn, si dhe përfaqësues të ushtrisë shqiptare dhe amerikane.
“Mbrojtja kibernetike është pjesë e domaineve të luftës dhe është një zgjerim i terrenit të luftës dhe komponent kyç në platformat dhe politikat e NATO-s dhe vendeve aleate”, tha ministri Vengu.
Ai shtoi se komanda do të ketë një qasje inovative dhe prokative.
Ndërsa shefi i Shatbit të Përgjithshëm të Forcave të Aramatosura, Arben Kingji theksoi se komanda vjen si “domosdoshmëri për ruajtjen e integritetit të infrastrukturës së komunikimit të Forcave të Armatosura, reagim të shpejtë dhe ndërveprim të sigurt si në nivel kombëtar dhe ndaj aleatëve partnere”.