Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Karol Nawrocki për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Poloni, përmes një postimi në platformën X.
“Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike me Poloninë dhe mbështetjen për integrimin tonë evropian. Presim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së,” shkruan Begaj.