-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbenin pasanikët e kriptomonedhave, 25 persona të akuzuar në Francë

Kryesoret

Autoritetet franceze kanë ngritur akuza ndaj 25 personave, përfshirë 6 të mitur, në lidhje me një seri rrëmbimesh dhe tentativash për rrëmbim që kishin në shënjestër figura të njohura në botën e kriptomonedhave në Francë, njoftoi të shtunën (31 Maj) Prokuroria e Parisit.

Sipas prokurorisë, 18 persona janë vendosur në paraburgim, tre kanë kërkuar një seancë të shtyrë, ndërsa katër të tjerë janë vendosur nën mbikëqyrje gjyqësore. Të dyshuarit janë të moshës nga 16 deri në 23 vjeç.

Hetimet për rrëmbim të mbetur në tentativë nga një grup i organizuar janë përqëndruar në një incident të ndodhur më 13 maj në Paris, ku u tentua rrëmbimi i vajzës dhe nipit të Pierre Noizat, CEO i kompanisë së njohur të kriptomonedhave ‘Paymium’.

Rrëmbimi u përpoq të realizohej në mes të ditës, në një lagje të Parisit lindor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit