Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se votimi duhej të bëhet elektronik-biometrik për diasporën, për të mos lejuar forcat e mëdha të kenë kontroll mbi procesin.
“E para duhet të shpenzohet më shumë për numërim elektronike, jo vetëm brenda, por edhe në diasporë. Pra jo me zarfa, e ka dy shtete në botë që e realizojnë, me shenjë gishti apo syri, me të dhëna biometrike. Kështu i paraprihet edhe në kohë. Të gjitha vendet e njohin votën e emigrantëve. Mendoj se është antikushtetuese në këto kushte, ne jemi vend që ndryshe nga të tjerët, kemi gjysmën e shqiptarëve jashtë vendit. Jemi pak a shumë si Turqia. Ka shtete që diasporën e kanë qark më vete, nëse kemi 12 qarqe i bëjmë 13. E supozojmë të nxjerrë 4 apo 7 deputetë, si Gjirokastra dhe Berati, pra të kenë deputetët e tyre”, shprehet juristi.









