-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Vota e emigrantëve me probleme dhe duhet ndryshuar

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh që për shumë vite e majta dhe e djathta e kanë shmangur votot e emigrantët. Spahiu u shpreh se nëse një ditë do ndodhi rrotacioni në Shqipëri, do bëhet me votën e emigrantëve.

“Për shumë vite e majta dhe e djathta e kanë shmangur votën e emigrantëve. Ky ishte zhvillim pozitiv. Ata i trembeshin forcës së votës së emigrantëve. Unë mendoj se nëse një ditë do ndodhi rrotacioni në Shqipëri, do bëhet me votën e emigrantëve, që këtë herë ishte 10%, por herën tjetër mund të sjellë rrotacion të sigurt. Këtë herë nuk pati shumë efekt tek numrat, ku dha vetëm një mandat të nëntë për PS në Vlorë, por ama ishte pozitive se pati votë të lartë të diasporës për partitë të reja. Disa parti madje morën më shumë vota në diasporë sesa në Shqipëri. Fakti që partitë e reja kanë marrë 8% në diasporë dhe 3% në Shqipëri, tregon se në vend kontrollohet më mirë vota. Por a ka pasur parregullsi në diasporë? Sigurisht që ka pasur. Madje unë mendoj se vota e diasporës këtë herë ishte rrumpallë. Mendoj se një pjesë e mirë e saj janë patronazhuar nga aktivistët politikë të PS kryesisht, por edhe nga opozita. Ka pasur edhe shkelje me votë kolektive, jo e fshehtë, apo që u shmang vota nga ambasada apo konsullata me kuti votimi”, analizoi juristi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit