Ditën e sotme po zhvillohet provimi i parë për maturantët dhe ashtu sikur ka ndodhur më parë tezat kanë dalë në media. Pas anglishtes, në rrjetet sociale u publikua edhe teza e frëngjishtes pas nisjes së provimit që do të vazhdojë deri në orën 12:30.
Ministria e Arsimit sërish ka dështuar për të garantuar një proces transparent dhe korrekt. Mbi 27000 maturantë janë duke zhvilluar sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, të Gjuhës së Huaj.
Sot provimi i parë për maturanët, 30 minuta pas nisjes publikohet teza e anglishtes