Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë. Karantinimi ka ardhur si pasojë pasi disa kafshë të imëta kanë rezultuar të infektuara.
Pronari i kësaj ferme Zamir Milani u shpreh se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjerë. Ai tha se ka investuar 600 mijë lekë për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë ilaçe për bagëtitë, por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.
Ndërsa inspektori Muhamet Bisho thotë se do të dërgohen urgjentisht analizat pranë Institutit të Referencës Veterinare në Tiranë pasi është e paqartë sëmundja që ka prekur dhitë në Postribë.
Ai theksoi se ka në mendje dy ose tre sëmundje qe mund të kenë sjellë infektimit. Ai shtoi se do të presin analizat për ta përcaktuar saktë se çfarë ka sjellë infektimin.