Ditën e sotme u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore në lëndën gjuhë e huaj.
Maturanti më i vjetër ishte 74-vjeçari Skënder Cena i lindur më 8 nëntor 1951.
Ai zhvilloi sot provimin e anglishtes në Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz.
Sipas mediave Skënderi në 2016 përfundoi mësimet në ciklin part-time të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz. Ai i kishte kaluar të gjitha provimet me përjashtim të gjuhës së huaj.