Miliarderi Elon Musk ka shprehur kritikën e tij të fortë ndaj ligjit për taksat dhe shpenzimet që miratoi administrata e presidentit Donald Trump. Në një postim në platformën “X”, Musk e cilësoi ligjin si “të neveritshëm” dhe tha se “nuk e duron dot” këtë legjislacion.
Ligji, i cili përfshin ulje të taksave me vlerë triliona dollarë, rritje të shpenzimeve për mbrojtje dhe lejon qeverinë amerikane të marrë më shumë borxh, u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj. Musk kritikoi edhe ata që votuan për ligjin, duke i quajtur “gabim”.
Më herët, ai kishte shprehur zhgënjim për këtë legjislacion, duke thënë se ai minon përpjekjet për kursim të shpenzimeve që kishte udhëhequr në ekipin e tij “Doge” (Departamenti për Efiçiencë të Qeverisë), edhe pse ky ekip nuk është agjenci zyrtare qeveritare.
Mandati i Elon Musk në administratën Trump përfundoi më 31 maj, por presidenti Trump ka deklaruar se Musk do të vazhdojë të ndihmojë ekipin deri në fund.









