-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas 17 vitesh

Kryesoret

Kroacia ka rikthyer shërbimin e detyrushëm ushtarak pas një pauze 17-vjeçare.

Kjo u njoftua gjatë një konference për shtyp në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, iniciativa u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroate, Gjeneralin Tihomir Kundid.

Mediat kroate shkruajnë se “Stërvitja Bazë Ushtarake – TVO” e re do të zgjasë tetë javë dhe do të zbatohet për të gjithë qytetarët kroatë që mbushin 19 vjeç në një vit të caktuar.

Stërvitja do të zhvillohet në kazermat ushtarake në Knin, Slunj dhe Pozhega duke akomoduar deri në 4000 rekrutë çdo vit në pesë grupe. Rutinat ditore janë të planifikuara në mënyrë strikte – duke filluar në orën 6:00 dhe duke përfunduar në orën 22:00 – me fundjavat pjesërisht të lira.

Studentët mund ta shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 29 vjeç, ndërsa atletët, praktikanët e punësuar, individët që jetojnë jashtë vendit ose ata në familje pa të ardhura të tjera gjithashtu mund të kërkojnë shtyrje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit