-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tafani tregon detaje nga ekzekutimi i Albi Bashaliut: Viktima ishte në një makinë që shiste pula

Kryesoret

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka treguar detaje para Gjykatë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin e Albi Bashaliut. Tafani tha se pas vrasjes së Albi Bashaliut, ndenji në një shtëpi me qira në Astir së bashku me Laert Haxhiun.

“Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm një shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut,” rrëfeu Tafani.

Ai shtoi se Albi Bashaliu u vra për nder të Lorenc Lalës dhe shtoi se “Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord që nëse ai ishte dakord, atëherë do bëhej (tha Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin dhe kishte si qëllim të merrte hak për djemtë e tij”.

Tafani tregoi se në ditën e ekzekutimi, viktima ishte në një makinë që shiste pula zogjë.

“Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj. Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, një djalë që e mora në Rrogozhinë. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Këtij djali i kishin vrarë të atin”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit