-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin, rriten tensionet tregtare

Kryesoret

Donald Trump ka urdhëruar rritjen e menjëhershme të tarifave për importin e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%, me qëllimin sipas tij për të mbrojtur prodhimin amerikan dhe sigurinë kombëtare.

Masa ka shkaktuar reagime të forta, si në qarqet e biznesit amerikan, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Kritikët paralajmërojnë pasoja të rënda ekonomike, përfshirë humbje vendesh pune dhe rritje të kostove për sektorët prodhues.

Ndërkohë, BE-ja dhe Kanadaja kanë sinjalizuar kundërpërgjigje, ndërsa Britania e Madhe është përjashtuar përkohësisht nga regjimi i ri tarifor, në pritje të një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në.

Trump, nga ana tjetër, mbetet i vendosur: “Synimi është që importet të mos jenë më të leverdisshme,” tha ai gjatë një vizite në një fabrikë çeliku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit