Ka dështuar për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë që do të zgjidhte kryeparlamentarin.
Nga 99 deputetë që ishin prezentë në seancë, 50 ishin pro, kundër dhe abstenim nuk kishte. Seanca e radhës do të vazhdojë më 7 qershor dhe pritet nëse do të ndodhë konstituimi.