-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca në GJKKO për Bardh Spahinë, dëshmon kallëzuesi: Janë shkelur tre vendime gjykate për shkarkimin tim

Kryesoret

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi penal ndaj ish kryetarit të bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Në Gjykatë ka dëshmuar Mark Molla, ish administratori i Ujësjellësit Shkodër.

Molla si kallëzues i çështjes ka treguar se largimi i tij nga detyra ka ndodhur në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të tre vendimeve gjyqësore. Ai ka thënë se në maj 2022 ishte njoftuar me një urdhër ndalimi të ardhur me postë dhe se nuk ishte ftuar kurrë në asnjë mbledhje të asamblesë për vendimin e shkarkimit.

Ai theksoi se gjykatat nuk e njohën asnjërin prej vendimeve të Spahisë për ta larguar nga detyra. Gjithashtu Molla deklaroi se nga 320 punonjës, Spahia kishte urdhëruar që vetëm 62 persona të kishin akses në institucion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit