Prokuroria e Tiranës ka finalizuar operacionin “Source”, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro, në pronësi të Bujar Lleshit, i dënuar në Mbretëri të Bashkuar për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur.
Në Kamzë janë sekuestruar:
Një objekt banimi;
Dy automjete, “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
Një aktivitet tregtar për blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Operacioni u zhvillua pas hetimeve nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Në vazhdim janë duke u gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të Lleshit dhe familjarëve të tij.