Presidenti Trump gjate takimit me kancelarin Merz u pyet nëse do të shqyrtojë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.
«Kur të shoh momentin kur nuk do të bëjmë një marrëveshje, kur kjo gjë nuk do të ndalet», përgjigjet ai.
Presidenti pyetet më pas nëse ka një afat kohor. “Është në mendjen time”, thotë ai.
“Kur ta shoh momentin kur nuk do të ndalet, do të jemi shumë të ashpër. Mund të jetë kundër të dy vendeve. Duhen dy veta për të kërcyer tango”, thotë ai.