-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtria shqiptare dhe amerikane ‘në luftë përballë armikut’ në Adriatik

Kryesoret

Sot u zhvillua një nga operacionet më të mëdha në brigjet e vendit tonë në kuadër të stërvitjes së përbashkët të forcave të NATO-s, ku mori pjesë edhe Shqipëria. Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi fotot, duke e quajtur këtë stërvitje shumë thelbësore për aleancën euroatlantike.

“Sot, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e #Defender25. Dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së ShBA shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare teksa zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare.

DEFENDER 25 është stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë, që bashkon 25,000 trupa nga 29 vende aleate dhe partnere për të rritur shpërndarjen e shpejtë dhe gatishmërinë për operacione të përbashkëta. Këto stërvitje janë thelbësore për të siguruar që Aleatët e NATO-s të mbeten të gatshëm për të përballuar sfidat e vërteta të sigurisë” – shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit