-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk sfidon skenën politike amerikane me idenë për një parti të re

Kryesoret

Miliarderi amerikan Elon Musk ngriti këtë javë idenë e themelimit të një partie të re politike në Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar spekulimet rreth një largimi të mundshëm nga Partia Republikane dhe angazhimit të tij më të madh në skenën politike.

Në një sondazh të postuar në platformën ‘X’, Musk pyeti mbi 220 milionë ndjekësit e tij nëse është koha për të krijuar një forcë të re politike që përfaqëson 80% të popullsisë, me shumicën absolute që mbështeti këtë ide.

CEO i Tesla komentoi më pas: “Ky është fati”, duke shtuar se partia e re mund të quhet “Partia e Amerikës”, një emër i ngjashëm me America PAC, komitetin politik që ai themeloi vitin e kaluar dhe që ka shpenzuar mbi 200 milionë dollarë.

Ndërsa themelimi i një partie të re në SHBA përbën një sfidë ligjore dhe organizative të madhe, Musk duket se po vlerëson edhe mundësinë e reformimit të një prej partive ekzistuese “nga brenda”, siç sugjerohej nga një ndjekës, një ide që ai e përshkroi me një “Hmm”.

Ende nuk është e qartë se sa seriozisht Musk po ndjek këtë drejtim, por interesimi i tij po tërheq vëmendje të madhe në arenën politike amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit